Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, në lidhje me vdekjet nga koronavirusi i ri (COVID-19), tha se “Vdekja është fati i gjithë botës”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bolsonaro iu drejtuar përkrahësve të tij të grumbulluar pranë pallatit Alvorada.
Pasi një nga mbështetësit e tij kërkoi nga ai që të dërgojë mesazh për të afërmit e viktimave të COVID-19, ai u shpreh se “Jam i pikëlluar për të gjithë që kanë vdekur, por vdekja është fati i gjithë botës”.
Fjalët e presidentit brazilian shkaktuan kritika.
Ai është në qendër të kritikave pasi nënvlerëson pandeminë e koronavirusit dhe nuk ka marrë masat e nevojshme kundër virusit.
Në Brazil deri më tani kanë vdekur 34.021 persona nga COVID-19.
Shteti i Amerikës Latine është epiqendra e pandemisë në kontinent, ndërsa është vendi me më së shumti raste pas SHBA-së.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...