Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka folur edhe për prioritetet e qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.
Tahiri në RTV Dukagjini thotë se ka punuar shumë për Ligjin e Pagave në Qeverinë Haradinaj dhe presin vendim nga Gjykata Kushtetuese.
“Ne patëm buxhetuar Ligjin e Pagave. Qeveria Kurti e ka larguar. Ne centë më cent e patëm buxhetuar për tërë vitin Ligjin e Pagave. Ligji i Pagave është prioritet dhe duhet të futet në zbatim ashtu siç ka qenë. Do të shohim nëse ka ndonjë nen që na kontestohet. Qeveria Haradinaj i ka lënë çdo centë nga janari e deri në dhjetorë të këtij viti. Qeveria Kurti i ka larguar dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim”, tha ai.
Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës thotë se do të bëjnë analizën e vendimeve të Qeverisë Kurti dhe një pjesë e tyre do të shfuqizohen.
“Me ato vendime Qeveria Kurti e ka futur në borxh shtetin pasi ju e dini si funksionojnë përmbaruesit”.
Tahiri thotë se janë veprime të jashtëligjshme ato që i ka marrë Qeveria Kurti pas shkarkimit dhe sipas tij të gjitha do të shqyrtohen.
“Me Ligjin e Pagave do të përmbyllet një cikël shumë i rëndësishëm që kamë punuar me koleg të ndryshëm”, tha ndër të tjera Besnik Tahiri.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...