Sot (e enjte) AC Milan ka marrë lajmin e mirë sepse sulmuesi Zlatan Ibrahimovic, është duke u shëruar.
Suedezi para dy jave pësoi lëndim në stërvitje, ndërsa dyshohej që ishte lënduar te akili, mirëpo rezultoi të jetë te muskujt ‘soleus’, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, “Rosonerët” përmes një njoftimi në Twitter ka zbuluar se shërimi është duke shkuar në mënyrën më të mirë.
“AC Milan raporton se Zlatan Ibrahimovic ka bërë testimet sot për lëndimin në muskujt soleus. Shërimi është duke vazhduar në mënyrën më të mirë pa komplikime. Testimi i radhës do bëhet pas 10 ditëve”, shkruhej në njoftim.
https://twitter.com/acmilan/status/1268544419525001218
Pritet që suedezi të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Romës me 28 qershor./arbresh.info.
Ylli i Barcelonës vendosi një rekord të padëshiruar në ndesh...
Britania në Këshill të Sigurimit kërkon që Beogradi ta vë pa...
Kallas thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj Libanit!
Instituti i Mjekësisë Ligjore përfundon analizat për zjarrin...
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...