Ka përfunduar edhe ndeshja e dytë e gjysmëfinales së DigitAlb Kupës së Kosovës.
Ballkani dhe Feronikeli kanë luajtur pa gola (0-0), duke i lënë të gjitha mundësitë për ndeshjen e kthimit e cila do të zhvillohet në Drenas, shkruan Gazeta Sheshi.
Ndeshja në Suharekë, ishte e zbehtë për nga rastet nga të dy skuadrat.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, i cili ka ironizuar me homologun e tij, Afrim Tovërlanin duke i thënë të bëhet ‘Ministër i Mbrojtjes’.
“Feronikeli u mbrojt shumë mirë, unë nuk e di nëse edhe në Drenas ‘Nikli’ do të luajë ndeshje të njëjtë, nëse po, atëherë Tovërlanin po e bëjmë ‘Ministër të Mbrojtjes’ në qeverinë e re (qesh)”, ka thënë Munishi për SSK.
Kujtojmë, ndeshja e kthimit e cila do të zhvillohet në Drenas, pritet të luhet me 18 qershor.
Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Valverde: Shpresojmë të bëjmë një hap përpara dhe që tifozët...
Pacolli ndan momente familjare në Ramazan: Lutemi që Zoti t’...
Nafta arrin 198 lekë në Shqipëri, ngrihet Task-Forca kundër ...
Hazard: Guardiola është ndoshta trajneri më i mirë në histor...
Edhe në rivendosje, Themelorja refuzon kërkesën e Prokuroris...