Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli gjatë verës që vjen. Interesim për futbollistin kosovar në Angli kanë shfaqur Newcastle e Leicester City.
Eksperienca e Xherdan Shaqirit në Liverpool mund të marrë fund gjatë verës që vjen, pas dy vjetësh qëndrimi në “Anfield Road”.
Futbollisti kosovar nuk ka arritur ta bindë trajnerin Jurgen Klopp me aftësitë e tij dhe për shkak të konkurrencës së madhe, ai pritet të largohet nga kampioni aktual evropian dhe botëror.
Interesimi i klubeve për 28 vjeçarin nuk mungon.
Atë e duan mbi të gjitha në Angli.
Pas Newcastle Unitedit, interesim për ish-futbollistin e Baselit, Bayern Munichut, Interit e Stoke Cityt së fundmi ka shprehur edhe Leicester City.
Mbetet të shihet pas pak javësh se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i futbollistit ofanziv.
Shaqiri i ka zhvilluar vetëm 38 ndeshje me Liverpoolin në të gjitha kompeticionet, prej tyre vetëm 17 nga fillimi, që kur u transferua tek “Reds” në vitin 2018.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...