Një ngjarje e rëndë eshtë shënuar mesditën e së dielës në Orman të Korçës. A.Manoku, 21 vjeçe, është vetëvarur me litar në katin e 3-të të banesës dhe është gjetur e pajetë nga familjarët e saj.
Nuk dihet ende shkaku që ka çuar 21-vjeçaren drejt këtij akti.
Kujtojmë se 1 vit më parë e reja kishte denoncuar kushëririn e saj, djalin e xhaxhait, për ngacmime seksuale ku ky i fundit është dënuar me 8 muaj burg dhe tashmë është i lirë.
Nga banorë të zonës thuhet se vajza ka pasur probleme edhe me shendetin mendor.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./OraNews/
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...
Raportohet shpërthim në Doha, pak minuta pasi presidenti ira...
Aeroporti i Dubait nën sulm, pezullohen fluturimet
Presidenti iranian i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, n...