Do të jetë qeveria shqiptare ajo e cila do të paguajë të gjitha gjobat e vendosura nga pala greke në kufi, drejt shtetasve shqiptarë që u rikthyen javët e fundit në territorin vendas (për shkak të kalimit të afatit 90 ditor të qëndrimit).
Lajmin e ka përcjellë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
“Vetë ne si qeveri shqiptare kemi vendosur që të huajt që janë në Shqipëri dhe janë në tejkalim të afateve të mos i penalizojmë.
Shpresojmë që edhe qeveria greke do ta bëjë të njëjtën gjë. Mesa jam i informuar kjo gjë do të ndodhë. Por kryeministri ka premtuar publikisht që gjithsesi qeveria shqiptare edhe në rast se qeveria greke nuk do të gjejë mundësi për ta adresuar këtë problem, qeveria shqiptare do të marrë përsipër kostot e të gjithë penaliteteve që janë adresuar ndaj qytetarëve Shqiptarë.”
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...