Nëpërmjet një kumtese të Aleancës për Shqiptarët thuhet se “sjellja arrogante dhe e papërgjegjshme e kryetarit të Komunës së Strugës, tregoi edhe një herë se ndërtimet e egra në Strugë bëhen me dijeninë, aminin dhe për më tepër me stimulimin e tij”.
“Shumica e atyre që ndërtojnë rreth liqenit e jo vetëm, thonë të njëjtat fjalë ‘Jemi marrë vesh me Ramizin’, shprehen nga ASH, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata thonë se ky shkatërrues i çdo vlere dhe pasurie të qytetarëve të Strugës nuk e ka vendin aty dhe se fatkeqësisht, institucionet po shndërrohen në vegël të krimit dhe kriminelëve, siç thonë nga kjo parti, si Ramizi.
“Ftojmë edhe njëherë policinë, prokurorinë, gjykatën, qeverinë, të marrin masa sa nuk është bërë vonë. Pasuria jonë po shkatërrohet dhe uzurpohet, derisa krimi i organizuar po lulëzon në çdo cep të Strugës”, thuhet në kumtesën e ASH-së.
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...
Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Ir...
Haradinaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë shtylla e edukimit dh...
Zëdhënësi i Qeverisë: VV e kandidoi Konjufcën në fund të afa...
Vedat Muriqi rikthehet te goli, shënon në udhëtim te Osasuna