Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka vizituar Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK).
Ajo ka përgëzuar ICK-në për mbështetjen e të rinjve në zhvillimin e projekteve dhe shërbimeve inovative, teksa ka parë nga afër disa prej projekteve të realizuara të cilat kanë për qëllim të adresojnë disa prej sfidave të paraqitura gjatë pandemisë.
“ICK është dëshmi e vizionit inovativ që ka rinia jonë. Është mirë që më këto projekte po shihet shpirti human dhe jo vetëm ai i ndëmarrësisë së të rinjve tanë”, ka thënë kryetarja Osmani, teksa ka parë nga afër modelin dhe mënyrën e funksionimit të respiratorit të ideuar nga “Formon” dhe të prodhuar në njërin nga laboratorët e ICK-së.
Gjithashtu, ndërmarrësit e rinj në ICK kanë prezantuar para kryetares Osmani disa projekte, ndër të cilat edhe platformën “Dhuro”, e cila i grumbullon kërkesat për ndihmë dhe donacionet në një vend gjatë kohës së pandemisë Covid-19.
Kryetarja Osmani ka thënë se një projekt i tillë është i mirëseardhur dhe se i njëjti është mirë të jetë në funksion edhe pas përfundimit të periudhës së pandemisë. /arbresh.info

Supremja e lë Rmadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Theme...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata
Putin thotë se Rusia “ka ide” si të zgjidhet çështja e NIS-i...
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2...