Trajneri i Bologna-s, Sinsa Mihajlovic ka thënë se ylli i AC Milan, Zlatan Ibrahimovic e ka njoftuar se do largohet nga “San Siro”.
Mihajlovic, i cili ka punuar me suedezin te “Neurazurët” ka marrë një mesazh nga Ibra se do bëhet agjent i lirë, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka thënë se ekziston mundësia që Ibrahimovic të rikthehet në Suedi, ose t’i bashkohet Bologna-s.

“Me telefonoi para disa ditëve dhe do shohim çfarë do vendos gjatë verës”.
“Ai me siguri nuk do mbetet të Milan, mbetet të shihet nëse do të na bashkohet ose do të rikthehet në Suedi”, theksoi ai.
Ibrahimovic gjatë këtij sezoni ka shënuar tri gola në tetë paraqitje, ndërsa kontrata me “Rosonerët” i skadon në fund të sezonit, derisa e ka mundësinë e rinovimit edhe për një vit./arbresh.info.
Hamza: Po, Fatmir Limaj do ta mbështesë PDK-në për zgjedhjet...
Alarm për Ebola në Itali: Dy raste të dyshuara në Lombardi p...
“Arritën deri në pikën sa nxorën flamujt e Gjermanisë në bul...
Kurti në përurimin e Shtëpisë Muze të Ymer Elshanit në Drena...
Barcelona nis bisedimet për Rashfordin, anglezi pranë transf...
Ekzekutohen shtesat e rritura për lehonat, Kurti: I gëzofshi...