Gjiganti i ushqimit të shpejtë McDonald’s ka thënë se shpreson të rihapë të gjitha lokalet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë në fillim të qershorit.
Ndërkohë, rivali Burger King do të ofrojë shpërndarje apo marrje me vete nga 350 restorante deri me 30 qershor, transmeton portali arbresh.info.
Ky veprim erdhi pasi qeveria publikoi udhëzimet e reja lidhur me koronavirusin duke inkurajuar njerëzit të kthehen nëpër punë nëse ambienti është i sigurtë.
Zinxhirët e ushqimit të shpejtë thonë se shërbimi do të jetë më i ngadaltë për shkak të masave paraprake të sigurisë.
McDonald’s do të fillojë duke ofruar shërbime vetëm përmes shpërndarjes nga 15 restorante nga e mërkura, dhe duke rihapur 30 përshkime (drive throughs) nga java e ardhshme.
Për këtë javë, restorantet dhe parkingjet e makinave mbeten të mbyllura, kështu që klientët duhet të porosisin duke përdorur aplikacionin Uber Eats.
Zinxhiri do të ketë një meny të kufizuar me një shpenzim maksimal prej 25 për porosinë ose për veturë, dhe pagesa pa kontakt nxiten.
McDonald’s gjithashtu paralajmëroi klientët që shërbimi “nuk do të jetë aq i shpejtë sa mund të jeni mësuar”./arbresh.info/
Pesë mitet më të zakonshme rreth shtatzënisë
Kosova e Nigeria nënshkruajnë memorandum të bashkëpunimit në...
Sveçla: Maturantët në veri bënë thirrje shoviniste dhe ngrit...
Fenerbahce mposht Panathinaikosin dhe siguron finalen e Euro...
Një grua raportohet se ka therë me thikë disa persona në sta...
“Kanë ndodhur disa provokime”, Policia reagon për të shpjegu...