Zyra e Prokurorit në Paris ka njoftuar se ka hapur një hetim kundër ish-presidentit francez Valery Giscard d’Estaing me akuzën e ngacmimit seksual.
Prokuroria deklaroi se po heton pretendimet e gazetares gjermane se Valery Giscard d’Estaing (94) e sulmoi seksualisht gjatë intervistës në vitin 2018, transmeton portal arbresh.info
Gazeta franceze Le Monde dhe ajo gjermane üddeutsche Zeitung raportuan deklaratën e gazetares e cila përshkroi sulmin e bërë.

Stacioni televiziv gjerman ËDR, për të cilin bëri intervistë gazetarja, njoftoi se po hetonte pretendimet për sjellje të pahijshme.
Avokati i ish-Presidentit ka deklaruar se Valery Giscard d’Estaing nuk e mban në mend incidentin, ndërkaq mediat deklarojnë se gazetarja ngriti padinë kundër tij në muajin mars.
Valery Giscard d’Estaing ishte president i Francës nga viti 1974 deri në 1981./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...