Në tre vitet e fundit, Maqedonia e Veriut ka vendosur të kthejë seriozisht faqe të reja në historinë e saj. Ne kemi dalë nga një krizë e thellë politike dhe kemi rivendosur institucionet demokratike dhe sundimin e ligjit. Ne kemi dhënë rezultate konkrete dhe të qëndrueshme në zbatimin e reformave të BE-së dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Ne jemi bërë anëtare e 30-të e NATO-s dhe nën udhëheqjen tuaj ne kemi vendosur të fillojmë bisedimet e pranimit në BE, tha kryeministri Oliver Spasovski në fjalimin e tij në video-konferencën e Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor – Zagreb 2020, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri Spasovski së bashku me zv. kryeministrin për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov morën pjesë në punën e Samitit të mbajtur këtë vit të organizuar nga Kroacia, si vend president i Bashkimit Evropian.
Duke iu drejtuar Spasovskit, cituar nga shërbimi për shtyp i qeverisë, Kryeministri tha se ne jemi të gatshëm për hapat e ardhshëm dhe, siç tha ai, ne do të punojmë me Komisionin dhe Këshillin e BE-së që të caktojmë konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejt që të jetë e mundur e cila do të thotë që edhe praktikisht bëhemi pjesë e procesit të negociatave në përputhje me metodologjinë e re.
“Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi për t’ju siguruar që Maqedonia e Veriut do të mbetet e përkushtuar ndaj reformave themelore dhe do të vazhdojë të kontribuojë në sigurinë evropiane. Marrëveshja e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshja e Miqësisë me Bullgarinë janë investimi ynë në të ardhmen e përbashkët evropiane dhe do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme që të vazhdojmë t’i zbatojmë ato me vullnet të mirë nga ana jonë dhe nga vendet anëtare të prekura”, tha Spasovski.
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...