Ish trajneri i shumë skuadrave elitare, njëkohësisht drejtori i Flamurtarit, Arbnor Morina, ka thënë se stërvitjeve do t’i rikthehen vetëm kur ministria lejon këtë gjë.
Shkaku i pandemisë së koronavirusit edhe Superliga e Kosovës njësoi si çdo ligë evropianë është suspenduar, derisa data kur do të rikthehet ende nuk është caktuar.
Morina për portalin arbresh.info, bëri me dije se të gjithë lojtarët janë duke u stërvitur individualisht, kurse stërvitjet grupore do iu rikthehen kur të lejohet nga ministria.
“Sapo ministria të na lejojë, atëherë në do t’i rikthehemi stërvitjeve grupore”.
“Ne jemi duke u kujdesur për të gjithë lojtarët, secili nga ta është duke u stërvitur individualisht nga shtëpia me projektet të cilat ne ia dërgojmë”, tha tekniku prishtinas.
Kujtojmë se Flamurtari momentalisht renditët në pozitën e tetë me 28 pikë./E.Bytyqi/arbresh.info/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën