Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka emëruar sot ish shefine tij te sigurisë, mikun e familjes së tij, Alexander Ramagem, si njeriun e parë të policisë federale.
Emërimi vjen gjatë një hetimi për djalin e presidentit, ditë pas dorëheqjes së ministrit të drejtësisë dhe dyshimit se kreu i shtetit brazilian po ndërhyn në punën e policisë, transmeton portal arbresh.info
Duke iu përgjigjur akuzave të ish Ministrit të Drejtësisë dhe ish bashkëpunëtorit të ngushtë Serge Moro, presidenti brazilian u përgjigj: “Unë po kryej detyrat e mia, këto janë fuqitë e mia”.

Sipas të përditshmes braziliane Folha de Sao Paulo, Gjykata Supreme e Brazilit ka filluar një hetim të drejtuar nga policia federale e Brazilit për rolin e Bolsonar në “përhapjen e lajmeve të rreme”.
Në të njëjtën kohë, në Gazetën Zyrtare të Brazilit u raportua se, në vend të ndikuesit Serge Mora, i cili kishte dhënë dorëheqjen si Ministër i Drejtësisë, ai emëroi Andre Mendons, 47 vjeç, një ish-truproje që ka lidhje të ngushta me autoritetet./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...