Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar për dy rastet e para të rezultuara pozitive me koronavirus sot në këtë qytet.
Sipas tij, të dy rastet janë dy infermiere në Spitalin Regjional të Prizrenit.
“Sapo u informova nga IKSHPK, se fatkeqësisht në komunën tonë kemi dy raste me COVID-19. Pacientet e infektuara, janë që të dyja infermiere në Spitalin Regjional të Prizrenit, në repartin e hemodializës, të njëjtat këto, burimin e infeksionit e kanë nga ky repart ku aktualisht kanë punuar, ju informoj se gjendja e tyre është stabile, kështu që nuk ka vend për panik, por kujdes të shtuar”, ka shkruar Latifi.
Tutje, Latifi ka bëtë një lutje për qytetarët për kujdes të shtuar.
“Të dashur qytetarë të komunës së Rahovecit, kërkoj nga ju që të mos lëvizni nga shtëpitë e juaja deri sa të marrim vendime si Shtab i Posaçëm Emergjent për hapat e mëtutjeshëm. Të infektuarave, ju uroj shërim të shpejtë! Për çdo veprim do të informoheni me kohë! Ju lutem të qëndroni në shtëpi! Bashkë do t’ia dalim!”, ka shkruar Latifi në Facebook.
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...