Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në konferencën virtuale të Rrjetit parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar
Nën organizimin e Rrjetit parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, në cilësinë e panelistes kryesore mori pjesë në konferencën virtuale ndërkombëtare mbi rolin e parlamenteve përgjatë pandemisë globale COVID-19.
Zonja Osmani njëkohësisht është edhe anëtare e bordit të këtij rrjeti.
Në këtë konferencë, kryeparlamentarja Osmani ka diskutuar për nismën legjislative për projektligjin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, si dhe për të gjitha masat e tjera të ndërmarra nga Kuvendi i Kosovës, e të cilat ndërlidhen direkt me menaxhimin e pandemisë. Në këtë kontekst, Osmani foli edhe për masat e ndërmarra nga Qeveria e vendit në luftimin dhe parandalimin e pandemisë, si për nevojat imediate të sistemit tonë shëndetësor. Osmani poashtu ka përmendur projektet e Bankës Botërore, të cilat janë duke u realizuar në Kosovë dhe të cilat kanë ndikim direkt në luftimin e pandemisë.
Zonja Osmani, poashtu ka folur mbi rëndësinë e zvogëlimit të dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia, si dhe rolin shumë të rëndësishëm të Bankës Botërore në ofrimin e asistencës për Republikën e Kosovës për të tejkaluar sfidat nga përballja me COVID-19. Pjesëmarrës në konferencën virtuale parlamentare për pandeminë ishin ligjvënës e ministra nga e gjithë bota si dhe menaxhmenti i lartë i Bankës Botërore.
Qëllimi i konferencës ishte diskutimi dhe koordinimi ndërparlamentar se si të ndërmerren veprime të shpejta dhe të koordinuara për të zbutur efektet negative njerëzore dhe ekonomike të COVID-19. Ky takim ka shërbyer si platformë për parlamentarët për të mësuar më shumë rreth pandemive, përvojave dhe praktikave më të mira të parlamenteve në mbarë botën, si dhe rolin e Grupit të Bankës Botërore në ofrimin e këshillave të politikave, asistencës teknike dhe ndihmës emergjente të përshtatura për nevojat unike të vendeve.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...