Këngëtarja nga Gjilani, Mirsa Kërqeli, tash e disa vite nuk ishte parë në ekranet tona me këngë e videoklipe te reja.
Pauza e saj e gjatë në muzikë vjen, pasi ajo mori epitetin më të bukur në botë, atë të nënës. 31-vjeçarja është e martuar prej vitesh me Granitin, me të cilin ka edhe dy fëmijë, Tiarin dhe Anën, shkruan portali arbresh.info
Duket që së fundi e ka kapluar nostalgjia e asaj kohe andaj me ndjekësit në Instagram i ka ndarë disa foto nga arkiva.

“Sa shpejt shkuan 15 vite”, ka shkruar këngëtarja pranë postimit.
Kujtojmë se, verën e kaluar ajo ishte rikthyer në skenën tonë muzikore me disa ‘cover’ të realizuara në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Butrint Rashiti. /arbresh.info/
OVL-UÇK sot mban konferencë për media
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...
Elisa Spiropali vizition Kosovën, pritet nga krerët e shteti...