Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po qëndron e izoluar në një shtëpi në fermë 150 milje larg Londrës.
Ajo po punonte rreth albumit të saj më të ri me një grup miqsh në këtë shtëpi, teksa nuk mundën më të largoheshin nga aty pasi kryeministri britanik futi në karantinë kryeqytetin anglez, shkruan portali arbresh.info
Rita ndërkohë ka qenë mjaft aktive gjatë këtyre ditëve në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.


Këtë e ka bërë edhe së fundi teksa ka publikuar disa foto provokative në ‘Instagram’, ku ka treguar gjoksin e saj joshës.
Ajo përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “How to be lonely”, që është pritur mirë nga fansat e saj. /arbresh.info/
Shtëpia e Bardhë: SHBA po shqyrton propozimin e fundit të Ir...
Vuçiq e pranon se serbët kanë kryer krime lufte në Kosovë, p...
Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojm...
Shqipëri-ShBA marrëveshje për energjinë/ Ambasadorja amerika...
KEDS refuzon rritjen e kapacitetit, bllokohet investimi gjig...
Murati akuzon opozitën: Po e shkelin Kushtetutën që nuk po m...