Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar tre persona për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit.
Dy raste kanë ndodhur në Prishtinë, ndërsa rasti i tretë është raportuar të ketë ndodhur në Rahovec.
Detaje nga raporti i policisë:
Prishtinë, 20.04.2020-21:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhune psikike. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Prishtinë, 04.2020-10:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rahovec, 21.04.2020-14:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare kishte ushtruar dhunë psiqike. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Kurti: Kosova ka potencial për t’u bërë pjesë e historive gl...
Oda Ekonomike Amerikane: Kosova të zhvillojë infrastrukturën...
Ra në krye të detyrës në Maliq, polici do të varroset në ven...
Kusari-Lila sot mban konferencë për media, njofton masa të r...
Panairet ekonomike, Kurti: Ekonomia e Kosovës rritet përmes ...
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...