Pothuajse të gjitha fluturimet për në Francë nga jashtë zonës së Shengenit janë pezulluar, tha të martën Ministrja franceze e Transportit dhe Mjedisit Elisabeth Borne.
“Nuk ka më fluturime ndërkombëtare jashtë zonës Shengen, pothuajse asnjë”, Borne tha për radion RTL, transmeton portali arbresh.info
Ajo shtoi që fluturimet që kthejnë francezët në shtetin e tyre janë duke vazhduar, por gati kanë përfunduar.
Liderët evropianë kanë bërë thirrje për ndalim të të gjitha udhëtimeve jo bazike në kontinent në mesin e marsit në përpjekje për të frenuar pandeminë e koronavirusit.
Presidenti francez Emmanuel Macron e përshkroi betejën kundër Covid-19 si një “luftë” në një fjalim të 16 marsit në të cilën ai njoftoi se “të gjitha udhëtimet midis vendeve jo-Evropiane dhe vendeve të BE do të pezullohen për 30 ditë”.
Njoftimi i Borne vjen vetëm disa ditë pasi skadoi kjo periudhë fillestare 30-ditore.
Presidenti i Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka thënë gjithashtu se zona e Shengenit e bllokut duhet të pezullojë të gjitha udhëtimet jo thelbësore./arbresh.info/
Trepça e pandalshme në Suharekë, përmbys Yllin dhe kualifiko...
Trump pezullon tarifat pas marrëveshjes paraprake me NATO-n ...
Shqipëria miraton paktin strategjik me Italinë
Sekuestrohet automjeti i kosovarit në Gjermani, kishte plot ...
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë