Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mbrëmë gjatë një intervistë në RTV Dukgjini ka thënë se nuk e di nëse donacioni i testeve nga Serbia është dhënë me mbi shkrim për Kosovën apo për ‘Kosovën e Metohinë”.
Një deklarim i tillë i Kurtit ka nxitur reagime të shumta. Ka reaguar edhe zyrtarja e LDK’së, Melihate Tërmkolli.
Tërmkolli ka akuzuar Kurtin se ia ka mbyllur dyert Amerikës dhe i ka hapur dyert Serbisë e Rusisë. Siç thotë zyrtarja e LDK’së, kjo është edhe politika strategjike e kombëtare e Kurtit.
Ajo tutje ka ngritur pyetje nëse Kurti duke shfrytëzuar pandeminë është duke vënë në zbatim planet ruso-serbe në Kosovë.
“Mbase dikush duhet të dijë ç‘farë po ndodhë në vendin tonë sepse Kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti po deklaron se “nuk di” asgjë! Kjo nuk është lojë!”, ka potencuar Termkolli.
Reagimi i plotë:
I “gjithëdijshmi” që “nuk di” asgjë!
Përderisa ia mbylli derën Amerikës, ia ka hapë portat e mëdha Serbisë e Rusisë! Kjo është politika kombëtare strategjike e Albin Kurtit! Pyetja dhe shqetësimi më normal që shtrohet në këtë rast është se: A po vëhen në zbatim Planet Ruse-serbe në Kosovë, me Albinin Kryeministër në detyrë, nën maskën e “ndihmës” për COVID’19 ?! Mbase dikush duhet të dijë ç‘farë po ndodhë në vendin tonë sepse Kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti po deklaron se “nuk di” asgjë! Kjo nuk është lojë!
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...