Ministri gjerman i Shëndetit thotë se e kanë nën kontroll shpërthimin e pandemisë së koronavirusit.
Jens Spahn tha se shkalla e infeksioneve të vendit të tij ka rënë në 0.7 – që do të thotë se çdo person i infektuar e ka kaluar virusin tek më pak se një njeri, transmeton portali arbresh.info.
Në Gjermani 3,868 persona kanë vdekur me Covid-19, më pak se në Itali, Spanjë, Francë e Mbretëri e Bashkuar.
Deri tani 134,000 njerëz janë infektuar në Gjermani.
Kompanitë atje pritet të prodhojnë deri në 50 milionë maska për fytyrën në javë deri në gusht.
Disa dyqane më të vogla do të rihapen javën e ardhshme dhe shkollat do të fillojnë të rihapen në fillim të majit, me përqendrim te studentët për shkak të provimeve së shpejti./arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër