Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Maroussi të Athinës, pasi akuzohet për grabitje dhe vjedhje.
Ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij.
Dy personat kanë grabitur një çift, duke i marrë me forcë një çantë që kishte një shumë parash.
Çifti njoftoi menjëherë policinë, të cilët arrestuan 35-vjeçarin shqiptar, kur personi tjetër u identifikua dhe është shpallur në kërkim.
Gjatë aksionit për arrestim, shqiptari ka bërë rezistencë duke kundërshtuar forcat e policisë.
Në vendin e grabitjes u gjet dhe u konfiskua motoçikleta e autorëve, mjete të ndryshme për vjedhje, doreza, një pistoletë më gaz, dy helmeta motorësh, një kapuç dhe një telefon.
Sipas mediave greke, nga hetimet rezulton se dy personat që prej muajit shkurt kishin qenë vjedhës sistematikë, kryesisht në zonën e Atikës.
Hetimet kanë zbuluar deri më tani personat kanë kryer nëntë grabitje dhe një vjedhje makine.
Shqiptari i arrestuar u dërgua në Prokurorinë e Shkallës së Parë./oranews
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A