“Njësitë tona sot vendosën sërish kontrollin në Sabratah dhe Sorman. Njësitë tona në qytetin Sabratah konfiskuan mjetet e blinduara, raketat Grad dhe 10 tanke të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA)”, tha Kununu.
Forcat e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të Libisë e cila njihet nga OKB-ja kanë marrë sërish kontrollin e qytetit Sabratah i cili ishte nën pushtimin e Khalifa Haftarit, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit.r
Zëdhënësi i njësive ushtarake të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA), Muhammed Kununu, një një deklaratë me shkrim njoftoi se pas marrjes sërish nga milicët e Haftarit kanë siguruar kontrollin e plotë në qytetin Sabratah i cili ndodhet në perëndim të kryeqytetit Tripoli.
“Njësitë tona sot vendosën sërish kontrollin në Sabratah dhe Sorman. Njësitë tona në qytetin Sabratah konfiskuan mjetet e blinduara, raketat Grad dhe 10 tanke të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA)”, tha në deklaratën e tij Kununu.
Ai bëri të ditur se operacioni i ndërmarrë sot është kryer në mënyrë të planifikuar në kuadër të objektivave të operacionit “Stuhia e Paqes” i filluar më 25 mars.
Pas marrjes nën kontroll të qytetit Sorman këtë mëngjes, zëdhënësi Kununu në një deklaratë u bëri thirrje milicëve të Haftarit që “të lënë armët dhe të dorëzohen”.
Burimet lokale theksojnë se në Sorman i cili ndodhet në perëndim të Tripolit banojnë 70 mijë njerëz ndërsa Sabratah ka një popullatë prej rreth 150 mijë banorësh./aa/
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit