Nga 433 raste të konfirmuara me koronavirusin COVID-19, 16 janë fëmijë, deklaron Prof. Mira Rakacolli Zv/Ministre e Shëndetësisē.
“Fatmirësisht asnjë nuk ka pasur asnjëherë nuk kanë pasur nevojë për kujdes spitalor dhe janë në gjëndje shumë të mirë” vijoi më tej ajo
Në 24 orët e fundit janë 17 raste të reja. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 10 raste, Shkodër 3 raste, Pukë 1 rast, Lushnje 1 rast, Krujë 1 rast dhe Durrës 1 rast
Në Shkodër gazetari i Ora News, Bepin Kolvata informon se “këto 3 raste kanë dalë nga kontaktet e 4 rasteve pozitive që janë konstatuar dje dhe se po vijon puna për gjurmimin e kontakteve te tjera deri në shkëputjen e zinxhirit infektiv “.
Po a është dakord ministria e Shëndetësië me vendimin e qeverisë për lehtësimin e masave të shtrënguara?
“Gjithcka që bën qeveria e bën në përputhje me rekomandimet që jep Komiteti I Ekspertëve, vendimet e të cilëve janë të bazuara në një analizë shumë të hodhësishme të situatës aktuale dhe numrat e prekurve dhe tendencës që zhvillohet epidemia si dhe me konsulencën e OBSH” nenvizoi sot Prof. Mira Rakacolli Zv/Ministre e Shëndetësisē.
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...