Chelsea është në negociata të avancuara me Barcelonën për transferimin e sulmuesit, Philippe Coutinho.
Barcelona e transferoi brazilianin nga Liverpool për 145 milionë euro, por lojtari nuk arriti të gjejë formën në “Camp Nou” ndërsa këtë sezon është duke e kaluar si huazim te Bayern Munich, transmeton portali arbresh.info.
27-vjeçari pavarësisht që ka shënuar nëntë gola për “Bavarezët”, përformancat e tij nuk e kanë bindur gjigantin gjerman për ta aktivizuar klauzolën e blerjes, andaj do rikthehet te Barelona në fund të sezonit.

Mirëpo, gjiganti kataluanas nuk e dëshiron dhe është në negociata të avancuar me Chelsea-n, të cilët e duan në “Stamford Bridge”.
Sipas Sport, “Blutë” e shohin Coutinho-n si zëvendësuesi adekuat i Eden Hazard, që u transferua në Real Madrid gjatë verës.
Barcelona është duke kërkuar 80 milionë euro për brazilianin, por Chelsea ia ka bërë të qartë se mund të ofrojë vetëm 55 milionë euro.
Pos Chelsea-s edhe Everton, Tottenham, Manchester United dhe Leicester City kanë interesim për lojtarin./arbresh.info.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...