Lëvizja Vetëvendosje në vazhdën e konferencave të organizuara për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, sot kryetari i kësaj partie, Visar Ymeri ka mbajtur një konferencë ku ka folur për të gjitha marrëveshjet e arritura deri me tani duke i quajtur të gjitha marrëveshjet domosdoshmërish të dëmshme për shtetin e Kosovës, transmeton arbresh.info
Sipas Ymerit nuk mund të ketë marrëveshje që zbatohen në mënyre të njëanshme, pra vetëm nga ana e Republikës së Kosovës.
“ Nuk mund të këtë marrëveshje në mes te dy shteteve të cilat zbatohen njëanshëm, rrjedhimisht çfarëdo marrëveshje e ka një zbatim të njëanshëm është marrëveshje e cila nuk duhet të vlejë për asnjërën nga palët, pavarësisht se si janë dakorduar dhe kush ka nënshkruar në to”, ka thënë Ymeri.
Ai shton se rregullat nuk vlejnë për të dy palët veçanërisht në raportin e Kosovës me Serbinë ku kemi një situatë ku vazhdimisht rregullat vlejnë për Kosovën por jo edhe për Serbinë, pra Kosova i zbaton marrëveshjet por jo edhe Serbia.
Kryetari Ymeri ka komentuar edhe marrëveshjen për Lëvizje të Lire që është nënshkruar me 25 gusht për heqjen e barrikadës mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë duke thënë se kjo marrëveshje nuk është zbatuar edhe pse të dy palët janë dakord për largimin e saj, barrikada vazhdon të mbetet aty.
Sipas tij kjo tregon se sa janë zbatuar deri më tani marrëveshjet./arbresh.info
Moti sot në Shqipëri
Rinumërohen 120 vendvotime, ky është rezultati
Osmani, Basha e Kurti marrin pjesë në ceremoninë përkujtimor...
27 vjet nga masakra e Reçakut, ngjarja që ndryshoi kahjen e ...
Moti sot në Kosovë, temperaturat nga -5 deri në 7°C
Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...