Shërbimi Korrektues i Kosovës me rekomandim të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve dhe të Institutit kombëtar të Shëndetësisë Publike ka kryera analizë për 31 zyrtarë korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, ndërsa prej dy prej tyre kanë dakë pozitiv në testin për COVID-19.
Gjithashtu është kërkuar që 48 të burgosurve në Kosovë të u bëhet testi i Covid 19, shkruan arbresh.info.
Në njoftimin për media thuhet se të njëjtit janë liruar nga detyra për tu vendosur në vetë-karantinë.
“Pas gjithë kësaj, edhe pse nuk ka pasur ndonjë indice që dikush nga të burgosurit të është prekur nga Virusi Covid 19, SHKK së bashku me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve ka bërë kërkesë IKSHPK–së për testimin e 48 të burgosurve të kësaj qendre”, thuhet më tej.
Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të brendshëm është duke vazhduar realizimin e detyrave, të cilat dalin nga plani operativ “CoronaVirus”, ndërsa thekson se çdo gjë është nën kontroll dhe nuk ka nevojë për panik.
Ngrihet flamuri i UÇK-së në oborrin e UP-së si shenjë mbësht...
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...
Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prov...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja