Policia e Kosovës sot ka arrestuar deputetin e Republikës së Kosovës, Rasim Demiri.
Demiri, është arrestuar në fshatin Poushkë të Prizrenit, i cili kishte dalë për gjueti me një person, raporton arbresh.info.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prizrenit Shaban Osmanollaj.
Ai, deklaroi se Demiri ka pasë me vete një pushkë M48 gjysmëautomatike që e mbante pa leje.
Sot pas dite, rreth orrës 15 deri në 20.00, policia ka hasur në dy persona në fshatin Poushkë, të cilët afër kanë pasë armë pa leje të tipit M48 gjysmë automatik. Të njëjtit kanë sjellur në stacion dhe pas intervistës, janë liruar me vendim të prokurorit.”, tha Osmanollaj për arbresh.info.
Rasim Demiri është kryetar i koalicionit VAKAT./arbresh.info/
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira