Gjakova nderoj sot dëshmorin Ilir Soba

18:36 | 18 Tetor 2015
Gita

Tash e shtatëmbëdhjetë vjet nuk dëgjohet më zëri i tingujve të kitarës së tij. Ishte një rok performues i lindur. Me krijimin e rrethanave në Kosovë, ai la kitarën e tij për ta zëvendësuar me armët. Nga një grup roku, ju bashkua grupit të djemve të qytetit të tij, në luftën e UCK-së. Sot ai nderohet si dëshmor.Ilir Soba, ra heroikisht në luftimet e fshatit Krelan. Sot qyteti i tij e kujtoj me një akademi përkujtimore.

Në rreshtin e parë ishin prindërit e tij, që me heshtjen që i veçonte prej mësimdhënësve të njohur të qytetit, prisnin e përcillnin njerëz që vazhdojnë ti ngushëllojnë për Ilirin.

Në fjalimin e të parës së qytetit, Mimoza Kusari-Lila, fjalët e së cilës u lexuan nga këshilltari i saj Ali Tafarshiku, u tha se jeta e njeriut nuk definohet nga mënyra se si jeton dhe vdes, por nga biografia e tij, nga admirimi shoqëror, ashtu siç ishte edhe dëshmori Ilir Soba.

Ajo ka shkruar se mungesa e djelmoshave të tillë nuk kompensohet, por që nga kjo duhet të kemi motivin e përhershëm për t’i kujtuar figurat e tilla të lartësuara. Dhe të i imponojmë vetës shtetin, lirinë, zhvillimin ekonomik dhe social.

“Nuk thuhet kot se jeta e njeriut definohet edhe nga mënyra se si jeton dhe vdes, për të përshkruar biografinë e tij personale, por me ndikim dhe admirim shoqëror. I tillë ishte Iliri ynë, biri i mësuesit të respektuar Mazllom,që vetëm gjurmë të pashlyeshme dhe të bukura na ka lënë në këtë jetë, ndërkohë që ne sot e kujtojmë vërtetë si të tillë që ishte. Munge sa e djelmoshave të tillë na është gjithsesi e rëndë dhe e pa kompenzueshme, prandaj ne duhet të kemi motivin e përhershëm, që duke kujtuar figura të tilla të lartësuara, t’ia vemi vetes vetëm një imponim: Shtetin, lirinë, zhvillimin ekonomik dhe social, integrimin, sepse ndryshe, nuk shpaguajmë hakun dhe nuk i nderojmë siç duhet më meritorët”’, thuhet në fjalimin e kryetares së Gjakovës.

Ajo tha se në vargun e emrave të lavdishëm që po bënin historinë shqiptare më të re, i është bashkuar edhe emri i dëshmorit Ilir Soba, dëshmor ky i cili zëvendësoi jetën e tij nga pakënaqësia dhe revolta e përhershme ndaj pushtuesit.

“Shtatëmbëdhjetë vite më parë, vargut të emrave të lavdishëm që po bënin historinë tonë më të re, iu bashkua edhe emri i dëshmorit Ilir Soba. Si një djalosh me tipare të veçanta, të qytetëruar dhe i ndikuar nga fryma kombëtare, arsimore dhe artistike nga familja dhe rrethi i tij, Ilir Sob a që në ditët e parë të kushtrimit të lirisë,vendosi që të zëvendësonte jetën e tij nga pakënaqësia dhe revolta e përhershme ndaj pushtuesit, në sakrificë të drejtpërdrejtë”, shkruar nga Mimoza Kusari Lila.

Në emër të bashkëluftëtarëve ka folur Agron Kryeziu, që dëshmorin Ilir Soba e ka veçuar si një djalosh inteligjent, kombëtar dhe luftëtar i shquar i cili kudo që e donte nevoja e luftimeve, ai ishte prezent. Në emër të familjarëve të pranishmit i ka përshëndetur Mazllom Soba, babai i dëshmorit Ilir Soba, i cili ka falënderuar pjesëmarrësit në këtë akademi, e në mënyrë të veçantë iniciatoren e kësaj akademie, kryetaren Mimoza Kusari Lila.

Shpërndaje në rrjete sociale