Një ndër aktoret kryesore të serialit “La Casa De Papel” Itziar Ituno, ku ndryshe njihet edhe si Raquel Murrillo, inspektorja që ra në dashuri me profesorin, ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus.
Vetë aktorja e ka dhënë njoftimin përmes një postimi në “Instagram” , ku shprehet se ka simptoma të buta dhe se të gjithë duhet të kujdesen për veten.
“Është zyrtare, që nga e premtja pasdite kam simptoma – temperaturë dhe kollë të thatë dhe sot kam pranuar informacionin nga testi epidemiologjik që kam bërë. Është koronavirus. Rasti im është i lehtë, por virusi është shumë ngjitës dhe i rrezikshëm për njerëzit me imunitet të dobët. Jini të vetëdijshëm, qëndroni në shtëpi dhe mbroni të tjerët”.
Sezoni i ri “La Casa De Papel” do lansohej në datën 4 prill por ende nuk ka asnjë lajm nëse do anulohet prej koronavirusit apo jo.
“La Casa De Papel” do të lansojë sezonin e ri më datën 4 të muajit prill dhe ende nuk kemi asnjë lajm nëse kjo datë do të shtyhet apo jo për shkak të Koronavirusit.
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...
Nga i pari te i katërti diferenca vetëm tri pikë, ‘nxehet’ g...
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt