Një nënë nga Nju Xhersi dhe tre fëmijë të saj kanë vdekur nga koronavirusi, dhe tre familjarë të tyre janë në spital, pasi kishin ngrënë darkë familjare së bashku, sipas mediave amerikane.
Grace Fusco, 73-vjeçe dhe tre fëmijët e saj vdiqën të mërkurën dhe respektivisht të enjten, transmeton portali arbresh.info.
Tre fëmijë të tjerë të saj janë tani në spital.
Nëntëmbëdhjetë anëtarë të familjes tani janë në vetë-izoloim, sipas përfaqësueses së familjes Paradiso Fodera, dhe kanë pritur afro një javë për të mësuar rezultatet e testit të virusit.
“Pse anëtarët e familjes që nuk janë shtruar në spital nuk kanë rezultatet e testit? Kjo është një krizë e shëndetit publik”, i tha zonja Fodera CNN.
“Pse duhet që atletëve dhe personave të famshëm pa simptoma t’u jepet përparësi ndaj një familje që është shkatërruar nga ky virus?”./arbresh.info/
Pak orë para shortit të Kosovës, Ademi në Bruksel takohet me...
Përfundon me Veselin, radhën e ka mbrojtja e Selimit
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...
Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një t...
Kiana Kryeziu nuk mund ta përfundojë garën në “Super G...