Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është duke kërkuar kandidatin e mundshëm për kryeministër në qeverinë teknike, pas mocionit që ngriti për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Për këtë anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe zëvëndëskryeministri i parë në qeverinë aktuale, Avdullah Hoti, ka takuar sot publicistin dhe politikanin kosovar, Veton Surroi.
Ky takim mes Hotit dhe Surroit sipas burimeve të arbresh.info është bërë fshehurazi, dhe janë dakorduar që Surroi të jetë kryeministër konsensual ose Ministër i Jashtëm në qeverinë e ardhshme.
Me këtë propozim është pajtuar edhe LDK.
“Pasi me AAK-në nuk kanë mund të bien dakord se kë të vendosin kandidat për kryeministër, LDK ka marrë një pajtim, pasi kanë diskutuar me Hotin që Veton Surroi me qenë kryeministër konsensual ose Ministër i Jashtëm i qeverisë së ardhshme”, kanë bërë të ditur burime të arbresh.info.
Ndryshe, Surroi është publicist dhe politikan i njohur shqiptar dhe themelues e udhëheqës i Partisë Reformiste ORA.
I pakënaqur me elitën politike në Kosovë ai vendosi të futet ne skenën politike duke e themeluar Listën Qytetare ORA, të cilën më pas e shndërroi në parti politike.
Në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, të mbajtura në vjeshtë të vitit 2004, ORA morri 6.2% të votave dhe siguroi shtatë ulëse në Kuvendin e Kosovës./arbresh.info
Plagosje me armë në Athinë, arrestohen 3 shqiptarë – gjatë a...
SHBA vendos sanksione ndaj autoritetit iranian që kontrollon...
59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, 866 gjoba të shqip...
Aksident në Prizren, një grua godet me veturë një këmbësor
I dyshuari për vrasjen e “Radullës” në Prishtinë në arrati, ...
Vrasja e rëndë në Mitrovicë, viktima dhe i plagosuri vëllezë...