Një burrë pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, provoi të arratisej nga karantina i veshur me maskotë dinozauri, ndërsa më vonë u arrestua.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia në Spanjë publikoi pamjet e burrit të veshur si një dinozaur në mes të bllokimit kombëtar.
Disa banorë të lagjes sipas raportimeve e kishin mbrojtur atë, duke u deklaruar se personi i maskuar doli të hidhte mbeturinat, madje veprimin e tij e quajtën qesharak.

Lidhur me këtë rast autoritetet në Spanjë kanë bërë të ditur të respektojnë rregullat e bllokimit gjatë kësaj periudhe.
“Mos i përdorni kafshët tuaja shtëpiake si justifim për t’i thyer rregullat”, tha një polic.
Ndryshe Spanja gjendet në bllokim dhe ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, duke detyruar edhe britanikët të largohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...