Koronavirusi ka prekur edhe një tjetër figurë publike.
Kësaj radhe bëhet fjalë për Itziar Ituno, aktorja e serialit të famshëm “La Casa de Papel”.
Lajmin e ka konfirmuar vet aktorja me anë të një postimi në Instagram, ku foli edhe për gjendjen e saj shëndetësore.
“Është zyrtare, që nga e premtja pasdite kam simptoma – temperaturë dhe kollë të thatë dhe sot kam pranuar informacionin nga testi epidemiologjik që kam bërë. Është koronavirus’, ka shkruar ajo.
Aktorja shtoi “Rasti im është i lehtë, por virusi është shumë ngjitës dhe i rrezikshëm për njerëzit me imunitet të dobët. Jini të vetëdijshëm, qëndroni në shtëpi dhe mbroni të tjerët”.
Ituno do të qëndrojë 15 ditë në karantinë dhe bën thirrje tek të gjithë që të kujdesen për shëndetin.
Për ndryshe, sezoni i ri i “La Casa de Papel” pritet të dalë më 4 prill, në rast se nuk do të shtyhet për shkak të koronavirusit.
https://www.instagram.com/p/B94G2HsAs7M/?utm_source=ig_web_button_share_sheet
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...
Qeveria gjermane do të ndajë 10 miliardë euro për të forcuar...
“Hajde folim” drejt Lipjanit: Osmani pasagjere e Abdixhikut:...
Përfundon protesta e studentëve shqiptarë në Shkup
Studentët në Shkup kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtë...
Mbi 30 kërkesa në vesh të shurdhër: MABCO akuzon institucion...