Komiteti për mbrojtje kundër koronavirusit u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve të reduktojnë vizitat në vendlindje.
Komiteti për mbrojtje kundër koronavirusit u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve të reduktojnë vizitat në vendlindje, shkruan albinfo.ch. Kosova është një nga vendet e pakta evropiane ku ende nuk është konfirmuar prania e COVID 19, prandaj ky institucion u ka kërkuar kosovarëve që jetojnë jashtë vendit t’i reduktojnë në minimum vizitat gjatë javëve në vazhdim.
“Ky komitet, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, u lutet bashkatdhetarëve të kenë mirëkuptim ndaj kërkesës për reduktim të vizitave në vendlindje, duke pasur parasysh se Kosova është një shtet i ri, në zhvillim, dhe me një sistem shëndetësor që ka kaluar nëpër shumë sfida”, thuhet në njoftim.
Kryetarja Haxhiu rithekson përkushtimin për fuqizimin ekonom...
Mjekja shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë brenda QKUK-së
Interesim i madh për ndeshjen Kosovë-Turqi, FFK del me njoft...
E zhdukur që nga 2001, ribashkimi emocionues i nënës me vajz...
Eliminimi nga Botërori 2026, Duka: Humbje që dhemb
Një qytetar tregon me video se njëhesori i energjisë tregon ...