Në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme qeveria ka alokuar një fond prej 24.8 milion lekësh për ndërtimin e një qendre karantine e cila mesa duket nuk është funksionale, ndonëse zyrtarisht në Shqipëri ka dy të prekur me koronavirus.
Shqipëria nuk ka një qendër karantine funksionale. Në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme qeveria ka miratuar një fond prej 24.8 milion lekësh për rindërtimin e “Shtëpisë së Pushimit të Ushtarakëve” në Durrës e cila do të shërbejë si karantinë, por që aktualisht nuk është funksionale.
Pika 2 e vendimit cakton Ministrinë e Mbrojtjes si autoritet për kryerjen e procedurave të prokurimit për rindërtimin e godinës, blerje mallrash dhe pajisjes për dhomat e karantinës, sigurimin e ushqimit të gatuar sipas nevojave dhe sigurimin e lavanderisë.
Procedurat e prokurimit sipas legjislacionit shqiptar përcaktojnë procedura se si bëhet një tender por nga krahu tjetër, vetë Ministria e Mbrojtjes në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike nuk ka bërë asnjë prokurim që nga data 28 shkurt.
Kësisoj edhe vendosja në punë e karantinës do të kërkojë më shumë kohë, jo vetëm procedurale por edhe fizike pasi vendndodhja në të cilin do të ndërtohet karantina ka pasur edhe dëmtime nga tërmeti I datës 26 nëntor ku humbi jetën edhe një ushtarak./euronews.al
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...