Pesë pika kufitare do të jenë të mbyllura deri më 15 mars në kuadër të masave kundër koronavirusit.
Drejtoria e Pikave Kufitare të Irakut bëri të ditur se vendi do t’i mbajë të mbyllura pesë vendkalime kufitare me Iranin në përpjekje për ta luftuar përhapjen e koronavirusit të ri COVID-19.
Alaaddin al-Kaysi, zëdhënësi i drejtorisë, tha në një deklaratë me shkrim se masa është marrë pas një mbledhjeje qeveritare dhe do të vazhdojë deri më 15 mars.
Masa përfshin mbylljen e pikave kufitare Al-Salamja në Basra, Al-Shit në Maysan, Zurbatiyah në Wasit, si dhe Al-Munziriyya dhe Mendili në Diyala.
Vendimi ndalon kalimin e të gjithë udhëtarëve, përfshirë irakianët.
Iraku në shkurt kishte ndaluar hyrjen e të gjithë udhëtarëve që hynin nga Irani si një nga vendet më të prekura nga sëmundja.
Ndryshe, në Irak deri më tani janë konfirmuar 56 raste me COVID-19, ndërsa pesë persona kanë humbur jetën.
Nuk kanë fund problemet tek Milani, ylli i skuadrës mund të ...
Matoshi: Momenti kur e mora thirrjen nga Kosova, ishte ndjen...
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...