Hugo Gatti ka thënë se Lionel Messi nuk është më fenomenal, pasi po e ngadalëson lojën e Barcelonës.
Ish-portieri i Argjentinës deklaroi se bashkëkombësi i tij më shumë po ecën nëpër fushë se sa që po e ndihmon skuadrën.
“Nuk më intereson mua nëse më kritikojnë në Argjentinë. Unë jam një argjentinas dhe Messi është një fenomen, mirëpo ai nuk është më një i tillë”, ka thënë fituesi i dy herë Kupës Libertadores me Boca Juniors.
“Ata e paragjykojnë atë shumë keq, pasi e kanë lartësuar dhe tani i ka zhgënjyer. Ai tani më shumë po ecën nëpër fushë se sa ndihmon skuadrën e tij. Duhet të ndryshojë”.
“Cristiano Ronaldo dhe ai janë dy më të mirët. Messi duhet të bëjë më shumë. Nuk duhet vetëm të ecën nëpër fushë, por të vrapojë dhe të mendojë për strategjinë e radhës, duhet të bëjë më tepër për skuadrën e tij”, ka shtuar më tej Gatti.
Këto kritika për 32-vjeçarin vijnë pas paraqitjes së dobët në El Clasico ndaj Real Madridit ku humbën 2-0 në Santiago Bernabeu.
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...