Është duke u mbajtur akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar, Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përkujtoi disa momente nga rezistenca e familjes Jashari përgjatë 5, 6 dhe 7 marsit.
“Prekazi është vendi ku ne marrim frymëzim për punën tonë. Kullat janë në gjendje të rëndë dhe kërkohet trajtim serioz e profesional për të ruajtur dhe mbrojtur kompleksin Adem Jashari”.
21 vite pas kësaj ngjarje, Kurti tha se Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetimet për vrasjen e familjes Jashari.
“Vitin që shkoj Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetimet për vrasjen e familjes Jashari. E kemi obligim për paqen që gëzojmë e për të cilën familja Jashari dha gjithçka që në të kërkojmë drejtësi pa ndalur”, tha Kurti./arbresh.info/
Oda Amerikane-Qeverisë: Përmirësimi i klimës për bizneset kë...
DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme, sa të sigur...
KEDS paralajmëron konferencë më 1 prill për njehsorët elektr...
Osmani: Historia e Nënës Ferdonije simbol i dhimbjes dhe qën...
Sot, dita e fundit e konkursit për rekrutimin e ushtarëve të...
Izraeli nis valë të re sulmesh në Iran