Artistja e famshme me famë botërore, Dua Lipa ka sjellë videoklipin e ri të këngës “Physical”.
Kjo këngë e cila është publikuar në kanalin YouTube me 21 shkurt të këtij viti, vetëm brenda dy ditëve kishte marrë mbi një milion klikime duke thyer çdo rekord, shkruan portali arbresh.info
Klipi i “Physical”, është tejet i veçantë me plot skena të nxehta, ku Dua shfaqet tejet seksi dhe provokative.
Dua përndryshe është duke punuar intensivisht që muajin e ardhshëm të sjell për fansat albumin e saj të paralajmëruar tash e sa kohë, “Future Nostalgia”.
Lipa, arriti të triumfojë edhe në një ceremoni të radhës – “Global Awards 2020”, ylli shqiptar u nderua me çmimin “Best Britisht Act”, në edicionin e sivjetmë të ndarjes së shpërblimeve “Global Awards” që u zhvillua mbrëmë në Londër. /arbresh.info/
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon
Murati: Opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet nëse propozon...
Tahiri: Seanca e 27 prillit të mbahet pasdite, shkak homazhe...
Nagavci kërkon nga PDK dhe LDK propozimin e tre kandidatëve ...
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...