Sot, në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes, nën organizimin e Njësisë për të Drejtat e Njeriut dhe Barazisë Gjinore të Ministrisë së Mbrojtjes u mbajt ceremoni festive me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Në sallën e mbushur plot me gra dhe vajza që shërbejnë si zyrtare dhe ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes në një atmosferë festive morën pjesë, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Ud. sekretari i përgjithshëm, Faruk Geci.
Hapjen e takimit solemn e bëri shefja e Njësisë për të Drejtat e Njeriut dhe Barazisë Gjinore, Halime Morina, e cila në fjalimin e saj rikujtoi normat, parimet dhe vlerat fondamentale që përkojnë me këtë festë si dhe promovimin e tyre në shoqërinë, institucionet dhe vet Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në fjalën e tij, me këtë rast, Quni, shprehu vlerësimin e lartë për rolin e pazëvendësueshëm të nënës, gruas, motrës e bijës në të gjitha periudhat historike dhe të dhënë në të gjitha dimensionet e familjes, shoqërisë në kauzën tonë për liri, pavarësi dhe demokraci.
“Në ditët e sotme, gruaja kryeparlamentare, gjenerale e FSK-së, si ju zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, dëshmon fuqishëm se ju jeni shumë të suksesshme si në përgjegjësitë familjare ashtu edhe në ato institucionale e shtetërore”, tha Quni.
Nga ana e tij, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, uroi dhe shprehu mirënjohjen e thellë për angazhimin e dhënë, punën me përkushtim vetëmohues dhe shërbimin e shquar të të gjitha grave dhe vajzave, ushtarake e nëpunëse civile në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK, në funksion të ndërtimit, zhvillimit dhe të arriturave të deritashme të FSK-së, në përmbushjen e misionit të saj në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve të vendit.
Në mbyllje të këtij aktiviteti, Quni, Rama dhe Geci u dhuruan lule grave dhe vajzave pjesëmarrëse.
Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...
Basha përkujton Skënderbeun: Përveç si strateg e gjeneral i ...
Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojë në burg, ...
Dita e pestë: Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 91...