Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit ka zbuluar se si në kohë lufte, familja Jashari kanë përdorur pseudonime për Adem dhe Hamëz Jasharin.
“Jemi munduar gjithmonë të përdorim pseudonime, kur ka qenë në pyetje si për armatim, si për njerëz. Ne kemi pasur pseudonim edhe për Hamzën, edhe për Ademin”, ka treguar Bekim Jashari në RTV Dukagjini.
“Babushin e kemi quajtur Dyl Mehmeti, sepse e ka luajtur rolin e dramës. Është marrë edhe me aktrim, edhe me këndim. Kurse axhën Adem e kemi quajtur Syla. Për shkak të fizionomisë dhe mustaqeve të mëdhaja, do të thotë të Sylejman Vokshit”, ka bërë të ditur Jashari.
Në 22-vjetorin e rënies së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe 54 persona të tjerë nga Prekazi, ka treguar se komunikimi i fundit me babain Hamzën, ishte tri ditë para luftës së Jasharajve me shtetin serb.
“Biseda ishte e fokusuar në masakrën që forcat serbe kishin bërë në Likoshan. Ishte shumë i tronditur. Më tha troç ‘A e mban mend kur ka luftuar Tahir Meha. Ai ka thënë kur të luftojë unë do të shkruajnë shtatë gazeta. Më tha edhe te na nuk do të shkojë larg. Kur të luftoj unë jo shtatë gazeta, por e gjithë bota do ta merr vesh’. Ashtu ndodhi nuk shkoi larg”, tha ai.
Bekimi thotë se tërë kohën dyshonin se ishin të përgjuar pasi e kishin në lagje telefonin fiks.
Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...
Basha përkujton Skënderbeun: Përveç si strateg e gjeneral i ...
Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojë në burg, ...
Dita e pestë: Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 91...