Nënkryetari i parlamentit në Iran njoftoi të martën se 23 deputetë nga dhoma 290 anëtare kanë testuar pozitivë për koronavirus, ditë pas pezullimit të seancave.
Sipas BBC Persian, ligjvënësit mund të jenë infektuar për shkak të kontaktit të tyre me zgjedhësit e tyre në të gjithë vendin, i cili ka raportuar numrin më të madh të rasteve jashtë Kinës, ku virusi ka origjinën në janar, transmeton portali arbresh.info.
Në total, 77 njerëz kanë vdekur dhe 2.336 janë infektuar nga koronavirusi, tha Zëvendës Ministri i Shëndetësisë i Iranit Alireza Raisi në një njoftim në TV shtetëror të martën./arbresh.info/
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar