Kryeministri Albin Kurti, thotë se do të shkojë për vizitë në të gjithë Kosovën, pa e dalluar ndonjë rajon.
“Do të shkojë gjithandej nëpër Kosovë edhe në veri, por nuk do të shkoj me FSK-në”, është shprehur Kurti në një konferencë për medie lidhur me një marrëveshje që publikoi sot gjatë ditës për të cilën hedhë dyshimet se është kundër kushtetuese.
Bëhet fjalë për një “marrëveshje sekrete” ndërmjet Hashim Thaçit dhe NATO-së, e cila sipas interpretimit të Kurtit mund të qojë në shkarkimin e presidentit, Hashim Thaçi.
Kryeministri Albin Kurti thotë se për marrëveshjen “sekrete” të Hashim Thaçit nesër do të takohet edhe me Komandantin e KFOR-it, shkruan arbresh.info.
“Nesër kam takim me komandantin e KFOR-it. Këtë rast duhet ta trajtojnë organet e drejtësisë”, deklaroi Kurti derisa nuk ka qenë në gjendje të përgjigjet nëse do të vazhdojë zotimin e Thaçit për të ja pamundësuar FSK-së të shkojë në veri pa një leje të KFOR-it.
Sipas tij, nuk u kërkua nga NATO që FSK-ja të mos shkojë në veri.
“Ndoshta e ka kërkuar Serbia që FSK-ja të mos jetë në veri”, është shprehur Kurti.
Kryeministri, Albin Kurti, thotë se në marrëveshjen e Hashim Thaçit me NATO-n përmendet “Kosova Veriore”.
“Shpiket fjala ‘Kosova Veriore’ dhe nuk ka marrë miratim dhe nuk u informua Kuvendi i Kosovës”, deklaroi Kurti në konferencë për medie.
Sipas tij, momentin kur liderët flasin për territore, pas dyshim se edhe ushtria është në pyetje.
“Në këto dy vite kur qarkullonte ideja e shkëmbimit territorial po del se është zanafillë sekrete.”
Ai shton se sot e kishte të pa mundur ta diskutojë me Presidentin.
“Nuk do ta publikoja pa e diskutuar. Prej se jam zgjedhur më eviton rregullisht.”/arbresh.info/
Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3
Nëntë shtete të BE-së kundërshtojnë objektivat e reja për au...
Shërbimet shëndetësore përkeqësohen kur infermierët janë të ...
Ronaldo apo Messi? – Mbappe jep parashikimin e tij se ...
Bie turizmi, pasiguria ndikon tek të huajt, operatorët të sh...
Netanyahu po përgatiste një sulm të rëndësishëm ndaj Iranit ...