Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha, beson se brenda këtij muaji do të thirret seanca e jashtëzakonshme parlamentare për ta kundërshtuar heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.
Në një intervistë dhënë për “Epoka e re”, ai ka thënë se deri më tani kanë arritur t’i mbledhin mbi 30 mijë nënshkrime të deputetëve opozitarë për këtë çështje.
Berisha ka vlerësuar se duhet të ketë konsensus të të gjitha partive politike për mbajtjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe.
Deputeti i AAK-së ka vlerësuar se paralajmërimi i qeverisë për zëvendësim të taksës me reciprocitet është mashtrim.
“Ne do t’i përdorim të gjitha format demokratike për ta penguar vendimin e qeverisë për heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe”, ka thënë Berisha.
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...