Nënkryetarja e LSDM-së dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në emisionin ‘Top tema’ tha në televizionin Telma tha se “me anëtarësimin në NATO, siguria jonë është e garantuar, tani jemi nën çadrën që mbron një miliardë njerëz dhe tani duhet të shkojnë drejt qëllimit të dytë, anëtarësimi në BE”.
Rruga në të cilën nisëm, thotë Sheqerinska, ofron perspektivë dhe siguri më të madhe, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Me anëtarësimin në NATO i vendosëm vulën shtetësisë dhe pavarësisë”, tha Sheqerinska.
Ajo shtoi se OBRM-PDUKM para 27 viteve ka folur për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, por sipas Sheqerinskës, kjo parti bëri gjithçka që të bllokojë anëtarësimin në NATO.
“Duhet të them se anëtarësimi në NATO nuk është për shkak të askujt, por vet e siguruam dhe se rruga në të cilën jemi nisur ofron perspektivë dhe siguri më të madhe. S’dua të besoj në tezën e një anëtare të Komitetit Ekzekutiv të ANTO-s se NATO nuk na duhet për shkak se do të bëjmë aleancë me Serbinë’, tha Sheqerinska.
KQZ: Të shtunën votohet në hapësirat diplomatike të Kosovës ...
Ambasada amerikane përsërit thirrjen: Kosova të hyjë në part...
Prokuroria mobilizohet për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e ...
Kryetari i Mitrovicës së Veriut shoqërohet në polici
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë për pu...
Kurti: Kosova ka potencial për t’u bërë pjesë e historive gl...