Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar nga Mynihu, pas mbajtjes së një takimi ku në panel ka qenë edhe Shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.
“Ishte një mundësi shumë e mirë që të prezantohet të arriturat dhe aspiratat e Kosovës për të ardhmen. Në këtë takim ishte Josep Borrell me të cilët biseduam për hapat e mëtutjeshëm të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Thaçi, transmeton Klan Kosova.
“Theksova se Kosova ndihet e mashtruar nga BE për mosliberalizim të vizave. Duhet të ndryshohet kjo qasje. Nuk po kërkojmë dhuratë. I kemi implementuar të gjitha kriteret. Është një gabim strategjik i BE-së dhe një qasje e padrejtë ndaj qytetarëve të Kosovës”.
“Angazhimi tjetër është ajo rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që duhet të përmbyllet me njohje reciproke. Viti i kaluar ka qenë më optimist se sivjet që të arrihet diçka konkrete. Duam nga BE të jetë unike dhe shtetet anëtare ta mbështesin procesin e dialogut dhe ky proces të jetë i lidhur ngushtë me SHBA-në”
Thaçi ka folur edhe për marrëveshjen e nënshkruar sot në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo marrëveshje është mes dy vendeve – dy shteteve të pavarura dhe sovrane. Është një marrëveshje që përfshin çështje lokale, regjionale dhe ndërkombëtare që ndërlidhen me sistemin hekurudhor”.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...