Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë, Arne Sannes Bjørnstad.
Kë këtë takim, kryeministri Kurti foli për prioritetet e Qeverisë së re dhe për procesin se ku ndodhen ministritë momentalisht me procesin e fuzionimit. Ai tha se puna dhe drejtësia do të jenë prioritetet kryesore.
Përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë, Arne Sannes Bjørnstad, pasi uroi kryeministrin Kurti për punën dhe detyrat e reja, shprehu gatishmërinë e shtetit norvegjez për të ndihmuar qeverinë e re, duke ofruar përvojat e Norvegjisë.
Në takim u fol edhe për dialogun me Serbinë, ku z. Bjørnstad shprehu gatishmërinë e shtetit norvegjez të ndihmojë në këtë proces./arbresh.info/
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga